Një shqiptar i minoritetit grek ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos, pas zjarreve që shpërthyen në Greqi. Është Ambasada e Shqipërisë në Athinë , e cila njofton se shqiptari u gjend në vijim të verifikimeve në terren.
“Jemi në ndjekje të situatës duke komunikuar me qytetarë, anëtarë të komunitetit në zonat e prekura të rajonit të Atikës, si dhe me autoritetet kompetente të emergjencës së qeverisë greke”, shkruan më tej Ambasada në Facebook.
Edhe tre shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur nga zjarret në Athinë. Ambasada konfirmoi që të martën se bëhej fjalë për një shqiptare dhe dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri./abcnews.al