Shpërndarja e shpërblimeve për festat e fundvitit për pensionistët ka krijuar radhë të gjata përpara postës në Sarandë. Pritja ka nisur prej orëve të mëngjesit dhe po vijon akoma pasi janë dhjetëra të moshuar që presin të marrin shpërblimin.
Një prej tyre thotë se po pret prej një ore por nuk i bën përshtypje grumbullimi. “Kam një orë që pres. Gjithmonë grumbullohemi jemi mësuar me radhë ne”, shprehet ai.
Ndërkohë një tjetër është i trembur nga radha por thotë se i duhet të presë për të marrë paratë. “Frikën e kam se po të ketë shumë njerëz nuk është mirë. Po të ketë shumë njerëz është frikë se as nuk e njeh tjetrin as e di ku ka qenë. Kam 20 minuta që pres kam tre veta përpara”, thotë ai./mv.abcnews.al
KLIKO KËTU për të parë grafikun e shpërndarjes së pensioneve