Fuga: Vendet e pasura mund të blejnë gjithë dozat e vaksinës ndaj COVID, po ja që një mutacion mund ta bëjë të padobishme!

schedule23:43 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 23:43 - 20 Dhjetor, 2020

Drejtori i Komunikimin në zyrën e Kryeministrisë, Endri Fuga, ka reaguar pas shfaqjes së mutacionit të ri të COVID-19 që u ka përfshirë Britaninë e Madhe.

Duke shpresuar se ky variant i ri i COVID, nuk do e bëjë rezistent ndaj vaksinës, Fuga shkruan se ky është një tregues se në betejën kundër këtij virusi duhet një vaksinim universal.

“Shpresojmë që mutacioni i ri nuk do ta bëjë COVID-19 rezistent ndaj vaksinës ekzistuese. Por është një kujtesë kundër egoizmit kombëtar.

Vendet e fuqishme mund të blejnë të gjithë dozat e vaksinës pa lënë asgjë për pjesën tjetër, por ja që një mutacion i vogël mund ta bëjë të gjithë përpjekjen të padobishme.

Vaksinimi universal është një domosdoshmëri”, shkruan Fuga në postin e tij në rrjetin social.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!