Paralajmërimi i Bullgarisë për Greqinë dhe Turqinë: Priten përmbytje

schedule14:15 - 25 Korrik, 2018

schedule 14:15 - 25 Korrik, 2018

Pas zjarreve, Greqia mund të përballet dhe me përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura që priten në ditët në viji, paralajëmrimi është bërë nga autoritetet bullgare, të cilat i kanë bërë apel Turqisë dhe Greqisë të marrin masa.

Autoritetet në Bullgari paralajmëruan Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me përmbytje pas reshjeve të dendura që pritet të furnizojnë me ujë lumenjtë Arda dhe Maritsa.

Lajmi vjen ndërkohë që Greqia ende po përballet me pasojat e zjarreve tragjike që shkaktuan dhjetra viktima dhe të plagosur, ndërkohë që shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Lumi Arda mund të dalë nga shtrati në ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që priten të ndodhin, deklaroi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Lumi Arda mund t’i bashkohet lumit Maritsa në lindje të Greqisë në kufi me Turqinë. Autoritetet e Bullgarisë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një person humbi jetën të martën si pasojë e përmbytjeve në qytetin Teteven./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!