Marcus Thuram ishte protagonist i një gjesti të shëmtuar në ndeshjen kundër Hoffenheim. Sulmuesi i skuadrës gjermane, Borussia M’Gladbag, pështyu rivalin, Stefan Posch, dhe me VAR arbitri pa gjithçka dhe e ndëshkoi me karton të kuq.
Vetë lojtari është penduar për atë që ka bërë dhe ka kërkuar falje në rrjetet sociale: “Reagova në mënyrë të gabuar. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. I kërkoj falje kundërshtarit, shokëve të skuadrës, familjes dhe të gjithë atyre që ishin dëshmitarë të reagimit tim”.
Borussia Monchengladbach have fined striker Marcus Thuram a month's wages after his red card for spitting at Stefan Posch. pic.twitter.com/VSsB9eP6U1
— ESPN FC (@ESPNFC) December 20, 2020
Veprimi i Thuram nuk ka kaluar pa u vënë re nga M’Gladbah, që ka vendosur ta gjobisë sulmuesin francez me një pagë mujore. Sigurisht futbollisti nuk mund të ankohet për masën e marrë dhe tashmë pret edhe vendimin disiplinor nga Federata Gjermane e Futbollit. /abcnews.al