Gjyqtari i Tiranës kalon Vettingun

schedule09:55 - 25 Korrik, 2018

schedule 09:55 - 25 Korrik, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin mëngjesin e kësaj të mërkure për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Astrit Faqolli. Faqolli kaloi Vettingun duke u konfirmuar në detyrë.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar për të, KPK konstatoi se për Faqollin nuk ka deklarim të rremë. Ndërkohë sipas DSIK gjyqtari ishte i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Sipas hetimit të KPK për Faqollin janë dërguar në KLD 7 ankesa, por nuk janë provuar, ndërsa janë marrë në konsideratë edhe deklarimet e një dëshmitari të pyetur gjatë hetimit.

Në përfundim të seancës, kryetarja e trupërs gjykuese Firdes Shuli dha vendimin pozitiv për Fqqollin duke u bazuar në tre kritere, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional.

“Bazuar në tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe vlerësimit profesional, në përfundim pasi dëgjuam zotin Astrit Faqolli në seancën e datës 23 Korrik 2018 e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi, trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli, kryesuese; Genta Tafa Bungo, relatore dhe Roland Ilia, anëtar, vendosi konfirmimin në detyrë të zotit Astrit Faqolli”./abcnews.al