Momo Salah shënoi dy herë në fitoren e sotme 0-7 të Liverpool në fushën e Crystal Palace. Ylli egjiptian ka dhënë një rrëfim për spanjollen AS, aty ku flet rreth së ardhmes së tij (ka kontratë deri në vitin 2023).
“E ardhmja ime është në dorën e Liverpool. Barcelona-Real Madrid? Mendoj se janë klubet më të mira në Spanjë. Kurrë nuk e dimë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.
Për momentin, jam i përqendruar te Liverpool, dua të fitojë sërish kampionatin dhe Champions League. Është e vështirë të them se edhe për sa kohë do të jem pjesë e ‘The Reds’.
Vendos klubi për të ardhmen time, unë dua të thyej sa më shumë rekorde këtu ku jam. Sergio Ramos? Çdo gjë e keqe që i ndodh një lojtari, e bën më të fortë atë.
Ky është mendimi im. E quaj të mbyllur çështjen e atij dëmtimi, nuk e mendoj më farë, nuk dua ta mendoj më“, deklaron sulmuesi i kampionëve të Anglisë. /abcnews.al