Kolapsi ekonomik, Trump shmang mbylljen e vendit

schedule15:43 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 15:43 - 19 Dhjetor, 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald TrUmp ka firmosur masat që shmangin “shutdown” për 48 orët e ardhshme, deri të dielën. Firma, në fakt, u jep më shumë kohë demokratëve dhe republikanëve për të arritur një marrëveshje për stimujt e rinj në mbështetje të ekonomisë amerikane.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo deklaroi ndërkohë se Rusia ka shumë mundësi të jetë përgjegjëse për sulmin informativ masiv, që goditi shtetet e bashkuara të Amerikës por dhe objektiva në vende të tjera.

Pompeo theksoi se ishte një procedurë shumë e rrezikshme dhe tashmë mund të thuhet qartë se ishin rusët të cilët kryen këtë aktivitet. Ai i bëri këto deklarata në programin televiziv të komentatorit politiok Mark Levin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!