Korabi presion Dinamos, Pogradeci përmbys Flamurtarin. Feston Tomori

schedule15:29 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 15:29 - 19 Dhjetor, 2020

Korabi triumfon në shtëpi me Erzenin dhe i bën presion Dinamos së vendit të parë, duke shkuar në kuotën e 16 pikëve sa blutë. Dibranët nuk e patën të lehtë me shijakasit, por Ismailaj në pjesën e dytë shënoi golin e artë me vlerën e tre pikëve.

Hap fals për Besëlidhjen, që në shtëpi u ndal në barazim pa gola kundër Orikut. Në grupin B Lushnja ka barazuar me pikë Egnatian e vendit të parë, por nuk ka festuar. Takimi kundër Turbinës u mbyll në barazim 2-2. Spahiu realizoi për cërrikasit në fillim, por Abduljabar dhe Hysi u kundërpërgjigjen.

Gjithsesi një penallti në fund për Turbinën vendosi gjithçka me Spahiun që gjuajti saktë dhe shmangu humbjen e skuadrës së tij. Me interes pritej Tomori-Besa, që është mbyllur me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe ka vendosur një “ujk” i vjetër si Mikel Canka, që në fraksionin e parë të lojës.

Fitore dramatike për Pogradecin, që përmbysi Flamurtarin që kishte shënuar në pjesën e parë me anë të Diamantit. Tako dhe Liçkollari ishin ata që realizuan për liqenorët, që u gëzohen tre pikëve të rëndësishme në shtëpi. /abcnews.al

Kategoria e Parë – Java 8
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30

Besëlidhja-Oriku 0-0
Korabi-Erzeni 1-0
Shënues:
Ismailaj 63’

GRUPI B
E shtunë, më 19 dhjetor, ora 13:30
Tomori-Besa 1-0
Shënues:
Canka 36’
Lushnja-Turbina 2-2
Shënues:
Abduljabar 42’, Hysi 62’ / Spahiu 9’, (pen.) 92’
Pogradeci-Flamurtari 2-1
Shënues:
Tako 84’, Liçkollari 94’ / Diamanti 35’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!