Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, pasi raportohet se një person ka vrarë dy prindërit e tij dhe ka plagosur 4 persona të tjerë të cilët janë nën moshën 18 vjeç.
Autoritetet kanë bërë me dije sulmi ka ndodhur në qytetin jugor të El Ejido dhe të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë, shkruan El Pais.
Njësitë speciale arrestuan autorin rreth orës 4:00 të mëngjesit të së martës, ndërsa dyshohet se motivi i të shtënave ka ndodhur për shkak të dhunës në familje.
Të shtënat me armë janë të rralla në Spanjë, ku posedimi i armëve është i ndaluar dhe shumë më pak të zakonshme, krahasuar me vendet e tjera evropiane.
Spanja regjistroi 53 vrasje me armë zjarri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin është numri më i ulët në Evropë ashtu edhe në botë.


