Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plas” në GJKKO: Kolegia kundër Gjokës/ SPAK kërkoi mbylljen e dosjes Gjoka, kolegia e saj Osmani e refuzon

schedule13:33 - 19 Maj, 2026

schedule 13:33 - 19 Maj, 2026

Irena Gjoka nuk ka kryer vepër penale dhe nuk ekzistojnë kushtet ligjore për ta ndjekur atë penalisht, tha prokuroria e posaccme pasi ezauroi të gjitha fazat hetimore ndaj magjistrates së Gjykatës së Posaccme Antikorrupsion, ku konstatoi se nga autoritetet greke nuk figurojnë të dhëna për dënimin penal të saj, duke qenë se nga autoritetet greke është përcjellë shkresa që vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

Pas disa muajsh veprime hetimore, SPAK i kërkoi gjykatës së posaccme të pushonte hetimet ndaj Gjokës, pasi nuk u gjetën elementë të veprës penale të falsifikimit të dokumentave, vulave apo stampave.

Por Kolegia e Irena Gjokës nuk eshte dakort. Gjykatesja e posacme Marinela Osmani mendon se ajo duhet të rihetohet, duke i lënë 6 muaj afat kohorë prokurorit Bledar Maksuti të plotësojë hetimet që mungojnë në dosje. Vendimi është i diskutueshëm për aq kohë sa organi hetues thotë se nuk është kryer vepra penale, por kjo nuk eshte gjykuar keshtu ngaa marinela osmani. Magjistratja që disa herë ka qenë në treshe gjykuese me Irena Gjokën ngre dyshimet se kjo e fundit është emëruar në shkelje të ligjit.



Osmani e cila u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si gjyqtare pranë GJKKO në 11 mars të këtij viti, pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për të rikthyer për hetim fashikujt hetimore të Irena Gjokës në SPAK. Vendimi i dhënë këtë të martë nga Osmani do të duhet të zbardhet brenda afatit ligjorë, për të parë mënyrën se si ajo do ta argumentojë riccëljen e hetimeve për kolegen e saj, e cila prej tetorit të vitit 2023 është sulmuar ashpër nga Partia Demokratike.

Irena Gjoka ishte gjyqtarja që firmosi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për aferën e klubit shumësportësh Partizani. Që prej atij momenti, Berisha dhe eksponentë të tjerë të Partisë Demokratike kanë përdorur gjuhë denigruese ndaj Gjokës, e cila ushtron detyrën si magjistrate për më shumë se dy dekada. Sot ketij sulmi, i eshte bashkuar edhe ky vendim I koleges se saj, Marinela Osmani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!