Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, nuk ka nguruar të ironizojë për triumfin e Jurgen Klopp si trajneri më i mirë i FIFA. Para sfidës me Leicester ai deklaron se bavarezët duhet të kishin fituar më shumë trofe në sezonin që lamë pas.
“Unë mendoj se mënyra e vetme për Flick për të fituar çmimin e trajnerit më të mirë të vitit do të ishte nëse Bayern Mynich do të gjente dy apo tre kompeticione të tjera për të fituar”, deklaron portugezi.
“Mbase nëse fiton shtatë tituj në një sezon, atëherë mund të pretendosh për atë çmim. Ai fitoi vetëm pesë, përfshirë këtu dhe Champions League, e cila është dhe kompeticioni më i rëndësishëm“, përfundon Mourinho me ironi. /abcnews.al