Kapiteni i Atalantës, Papu Gomez, është gjithnjë e më pranë largimit nga bergamaskët. Marrëdhënia jo e mirë me trajnerin Gasperini ka bërë që veterani të kërkojë largimin, madje që në merkaton e janarit.
Sipas raportimit të “Corriere dello Sport”, klubet favorite për të transferuar argjentinasin janë Milani dhe Interi. 32-vjeçari ka refuzuar disa oferta nga MLS-ja dhe nga Katari, pasi familja e tij kërkon të qëndrojë në Itali. Madje ata dëshirojnë të qëndrojnë në zonën e Lombardisë dhe kjo është arsyeja se klubet milaneze janë favorite.
Kujtojmë që kontrata e Papus me Atalantës përfundon në qershorin e vitit 2023 dhe si pasojë ata nuk do ta lëshojnë falas lojtarin. Kartoni i tij vlerësohet diku te 15 milionë euro dhe këtu Milani ka një avantazh kundrejt Interit.
Në lojë është dhe kartoni i Mattia Caldarës, i cili është në huazim tek Atalanta. Kartoni i mbrojtësit në pronësi të Milanit kushton po 15 milionë euro dhe ndoshta mund të kemi një shkëmbim kokë më kokë të lojtarëve. /abcnews.al