Kohët e fundit Adriana Matoshi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi konfirmoi lidhjen me futbollistin 21-vjeçar, Keith Groeneveld. Pavarësisht paragjykimeve, çifti po e shijon në maksimum lidhjen e tyre dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve në rrjete sociale.
Së fundmi, ka qenë Adriana e cila e ka befasuar partnerin me një dhuratë në prag të Krishtlindjeve. Keith e ka publikuar foton në rrjete sociale, krahas së cilës ka shkruar në shqip: “Të dua zemër”. Në një intervistë Adriana rrëfeu dhe se si është njohur me Keith.
“E që unë e kam një lokal ku rri aty dhe Keith ka ardhur aty edhe e kam parë shumë më parë, e kam pritur si klient dhe kemi folur ‘Si je, a je mirë?’ po vetëm kaq. Ne jemi duke u ndjerë shumë mirë me njëri-tjetrin, e kuptojmë njëri-tjetrin jashtëzakonisht shumë.”, tha aktorja. /abcnews.al