Salianji: Protestat ndryshuan hetimet për vrasjen e Rashës! Jemi 130 ditë larg ndryshimit

schedule21:29 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 21:29 - 18 Dhjetor, 2020

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka deklaruar në studion e emisionit Bardh a Zi në ABC se protestat për vrasjen e Klodian Rashës i dhanë drejtim tjetër hetimit. Salianji tha se policia u përpoq të fajësonte viktimën për një pistoletë që nuk i përket atij. Salianji deklaroi se jemi 130 ditë larg momentit të ndryshimit, ndërsa shtoi se mllefi do të shfaqet në vota në zgjedhjet e 25 prillit.

“Enea Ftoj, që ishte nga komuniteti rom që u dhuna dhe vdiq në komisariat. Kemi edhe ngjarje të tjera të dhunës policore që për shkak të mosreagimit kanë sjellë këto pasoja. Kjo protesta ishte reagim. Proteste arriti dy elementë, i dha drejtim tjetër hetimeve, nga vrasje nga pakujdesia dolëm më vrasje me dashje. Policia doli me deklaratë duke thënë se u gjet një pistoletë që i përket viktimës. Edhe në sy të kamerave kjo qeveri gënjen.

Nuk jemi në një vend që rregullin e ka për bazë. Unë mendoj se vrasja e një të riu është më keq se djegia e një peme. Nëse PD do të ishte në krye të një situate të tillë do ishim nëse s’do kishte reagim qytetar. Sepse nuk kërkuam as zgjedhje, as të ikë Rama dhe të vijmë ne por përgjegjësi. Ne jemi shumë pak, 130 ditë nga dita kur do vijë ndryshimi. Se si do të jetë organizimi. I gjithë mllefi do të shkojë me votë”, tha Salianji./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!