Nga Ajgena Korbi
Këtë dimër maska, distanca dhe higjena duket se do të jenë të vetmet masa për tu mbrojtur nga Covid 19. Vaksina me gjasë do ti ndihmojë shqiptarët vetëm me largimin e stinës së ftohtë.
Atëherë kur dhe koronavirusi pritet të mos ketë intensitetin e këtyre muajve. Këtë mendim ndanë epidemiolgu Ilir Alimehmeti dhe për këtë ka një argument.
“Ndoshta mund të hynë disa doza por jo mjaftueshëm për nivel komunitar. Ne sot transmetimin e virusit e kemi me nivel të lartë komunitar të lartë dhe për të mundur këtë duhet një goditje shumë e fortë dhe një numë ri madh vaksinimi. Ju kujtoj se janë vaksina që bëhen dy herë është një periudhë që është 3 deri në katër javë. Ne e dimë se sa zgjat dimri te ne, dhe në mars pritet një rënie e çdo virusi respirator përfshirë dhe Covid”, ka thënë mjeku.
Ndërsa qeveria ka deklaruar se është angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën anticovid përmes mekanizmit COVAX Alimehmeti mendon se dhe Shqipëria do të orientohet drejt Pfizer dhe Modernës.
Ndërkohë epidemiologu nuk sheh arsye të forta për masa të tjera shtrënguese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit siç po ndërmarrin disa prej shteteve europiane.
“Nuk duket se ka një indikacion të fortë komunitar që ne të kemi një ashpërsim të mëtejshëm. Java tjetër sjell virgjiljen e Krishtlindjeve një festë madhore për pjesën dërrmuese të Evropës, kjo është dhe elementi që i druhen, ndërsa në Shqipëri nuk është kaq dinamike”, është shprehur Alimehmeti.
Komiteti i Ekspertëve të Shëndetësisë e ka cilësuar situatën e koronanvirusit në vend të qëndrueshme. Sipas tyre ditët e fundit është vënë re rënie e numri i të infektuarve me koronavirus në raport me testet e kryera dhe i të sëmurëve që kanë pasur nevojë për trajtim spitalor./abcnews.al


