Zjarre dhe temperaturat e larta, rrezik edhe vendet e Europës veriore

schedule11:06 - 24 Korrik, 2018

schedule 11:06 - 24 Korrik, 2018

Edhe vendet e Europës veriore rrezikohen nga zjarret me temperaturat e larta që po vijojnë prej ditësh. Autoritetet suedeze u kanë bërë apel banorëve që të marrin masa për çdo situatë të mundshme.

Autoritetet suedeze kanë bërë apel për marrjen e masave vigjilencë përballë rrezikut ekstrem për zjarre të reja, ndërkohë që sipas parashikimeve metereologjike priten ditë me temperatura të larta, ndërsa burimet në materiale dhe njerëz janë në kufi.

Nga Oslo në Riga, vendet nordike dhe baltike janë përfshirë prej shumë javësh nga nxehtësia dhe thatësia që po djeg pyjet, moçalet, kullotat, boshatis ujërat nëntokësore dhe ul nivelin e liqeneve të mëdha.

Suedia, që nuk ka regjistruar asnjë reshje shiu prej gati tre muajsh dhe u përball me muajin korrik më të nxehtë që prej dy shekuj e gjysmë, iu desh t’i bënte thirrje solidaritetit europian për të luftuar kundër zjarreve.

Rreth 25.000 hektarë janë djegur ose vazhdojnë të digjen, që është gati sa dyfishi i sipërfaqes së qytetit të Parisit./abcnews.al