Analisti Arben Meçe e ka cilësuar si një reflektim të kryeministrit Edi Rama ndaj problematikave të qeverisjes atë që ai e quan “revolucioni i flamingove”.
Sipas Meçes, ngjarjet e ditëve të fundit kanë shërbyer si një mesazh për qeverinë, duke nxjerrë në pah një problem të rëndësishëm: shkëputjen e qeverisjes nga qytetari.
Ai tha se Rama ka reaguar përmes një skeme të re, që sipas tij synon t’i përgjigjet drejtpërdrejt shqetësimeve të qytetarëve.
Sipas analistit, përmes kësaj skeme po krijohet një mekanizëm i ri për përgjegjësinë politike, duke e lidhur këtë mekanizëm me dokumentet “Besa” dhe “Pasqyra”, duke theksuar se Partia Socialiste nuk duhet të funksionojë vetëm si një strukturë elektorale.
“ Është një pasqyrim dhe reflektim i Ramës për revolucionin e flamingos. Flamingot e pesë ditëve të para ishin një mesazh për qeverinë dhe, nëse do të kishte një reflektim, këto flamingo në shtator do të rrezikonin stabilitetin politik. Këto ngjarje janë një reflektim i duhur.
Flamingot nxorën një problem shumë të rëndësishëm, shkëputjen e qeverisjes nga qytetari. Kishte shumë debat mbi arrogancën e qeverisjes. Rama, në 30 vjet, po e ekspozon si skemë, reagoi me një skemë që i përgjigjet një më një shqetësimit. Në takimin në Pogradec kemi drejtues politikë, bashki, qytetarë, ministra dhe kalohet tek qeverisja.
Rama po prodhon një mekanizëm për përgjegjësinë politike, ku drejtuesi politik po merr forcë. Kjo skemë do të realizohet me Besën, Pasqyrën.
Rama u tha se partia nuk është një armatë elektorale, kjo parti është instrument që shqetësimin e qytetarit do e kalojë sipër. Qeverisja është produkt, ai që e prodhon është qytetari.
Rama po vendos në lëvizje një armatë që do të kontrollojë marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve. Pasqyra është një gjë që jo vetëm pasqyron, por krijon mekanizmin ku zgjidhet problemi.”, tha Mece. / abcnews.al /


