Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Pogaçar nuk fal asgjë/ Çiklisti slloven lufton sërish për fitore në garën e Spanjës

schedule12:35 - 24 Gusht, 2026

schedule 12:35 - 24 Gusht, 2026

Me siguri është në formë të madhe. Tadej Pogaçar provoi sërish të fitonte në Vueltën e Spanjës, duke arritur të paktën podiumin në etapën e dytë. Kjo, pas suksesit të vështirë në segmentin e parë, që ishte kronometër individual, me vetëm 9 të qindat ndaj britanikut Etën Hejtër.

Çiklisti numër 1 i botës, kampion në fuqi i Turit të Francës, u kthye në garën spanjolle pas plot 7 viteve, kur fitoi renditjen e të rinjve, dhe duket qartë se është favoriti për Fanelën e Kuqe, të cilën e mban veshur.

Natyrisht, duhet të kemi pak kujdes me parashikimet sepse kanë përfunduar vetëm dy nga 21 etapa gjithsej, dhe janë përshkuar fare pak, rreth 225 km nga mbi 3 300 të këtij edicioni.



Në ditën e dytë, klasikja iberike mbeti në Francë, me nisje nga Monako dhe mbërritje në Manoske, dhe po aty do të jetë sërish. Pogaçar mendoi të arrinte I pari në cak, me rival kryesor belgun Vut Van Erl, por terreni nuk lejoi shkëputjen e plotë.

Van Erl u dorëzua I pari, ndërsa slloveni provoi deri afër finishit, por përfundimisht hoqi dorë nga sprinti për të kursyer forcat e për të mos rrezikuar.

Ishte britaniku tjetër, Metju Brenën, që erdhi nga pas dhe shtangu të tjerët. Spanjolli Pau Miçel doli I dyti dhe Pogaçar arriti podiumin në vend të tretë. Fanela e Kuqe kryeson me 9 sekonda ndaj Van Ertit dhe 10 ndaj Brenënit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!