Bëmë baba të të ngjaj. Kjo histori po ndodh dhe me djalin e Wayne Rooney, Kai, i cili ka filluar të ndjekë hapat e babait të tij. Vetëm 11-vjeç djaloshi ka nënshkruar me Manchester United, klub në të cilin Wayne ka shkruar historinë.
Ka qenë vetë trajneri aktual i Derbyt, i cili ka postuar një foto gjatë nënshkrimit të kontratës në rrjetet sociale. “Ditë krenare për ne. Kai nënshkruan për Manchester United. Vazhdon të punosh djalosh”, shkruan Rooney krahas fotos.
Proud day. Kai signing for @ManUtd. Keep up the hard work son ❤️ pic.twitter.com/tTYuUZj7yn
— Wayne Rooney (@WayneRooney) December 17, 2020
Në foto është dhe bashkëshortja e Wayne, Coolen, e cila gjithashtu nuk mund të fshehi lumturinë. Kai ka zgjedhur numrin 10 ashtu si i ati dhe tashmë do të aktivizohet me ekipet e moshave. /abcnews.al