352 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse në rrugë janë gjobitur nga policia e shtetit me nga 3 mijë lekë gjobë. Policia njofton se gjatë kontrolleve janë shoqëruar 5 qytetarë që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për këtë subjekt u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Shtetit deklaron se krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.