West Ham e mbylli në barazim 1-1 takimin shtëpiak ndaj Crystal Palace. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit mik, teksa “Çekiçët” barazuan në të dytën falë një eurogoli të Sebastian Haller.
A thing of beauty ? pic.twitter.com/DvCgsG0J6D
— West Ham United (@WestHam) December 17, 2020
26-vjeçari i lindur në Francë dhe me origjinë nga Bregu i Fildishtë (aktivizohet me kombëtaren afrikane), shfaqi klasin e tij dhe dërgoi topin në rrjetë falë një veprimi fantastik akrobatik.
E veçanta është se një gol identik ka realizuar edhe Andy Caroll me West Ham. Edhe ajo në “biçikletë” super dhe sërish ndaj të njëjtit kundërshtar, Crystal Palace. /abcnews.al