Situata nga koronavirusi, Rama: Sistemi është i qëndrueshëm, kemi akoma hapësira

schedule13:46 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 13:46 - 17 Dhjetor, 2020

Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme zhvilloi një bashkëbisedim në praninë e medias me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetin Shkencor të Turqisë për masat për përballimin e pandemisë COVID19.  “Njerëzimi është një trup i vetëm dhe cdo komb është pjesë e këtij organizimi”. Me këtë shprehje të Kemal Atatürkut e nisi Edi Rama fjalën e tij, ndërsa shtoi se puna e Shqipërisë në përballimin e pandemisë ka qenë në bashkërendim me Turqinë.

Kjo është një luftë, që asnjë vend pavarësisht fuqive dhe mundësive të veta nuk mund ta fitojë i vetëm, përkundrazi sa më shumë të bashkërendojmë fuqitë dhe duke shkëmbyer eksperiencat të njësojmë qasjen ndaj këtij armiku, aq më shumë rritet mundësia e fitimit të kësaj lufte për të kursyer jetë. Ne jemi përpjekur gjatë kësaj periudhë të mësojmë sa më shumë nga të tjerët dhe një nga vendet që kemi ndjekur me vëmendje ka qenë Turqia.

Besoj që garancia e kësaj lufte të përbashkët nuk janë politikanët por janë ekspertët dhe sa më shumë strategjia të diktohet nga opinioni i tyre aq më shumë përpjekja e qeverive dhe shteteve funksion. Turqia falë ekspertizës dhe parapërgatitjes ishte një prej vendeve më të përgatitura dhe në fazën e parë kur e dimë shumë mirë, nuk ishin të pakta vendet, që u gjetën në vështirësi të jashtëzakonshme.

Që në 2019 Turqia kishte një plan kombëtar për përballimin e epidemive, duke e veçuar nga shumë vende që u gjendën në befasi. Ne besoj që kemi hedhur hapat e duhur, por në këtë proces. Sot ne jemi në kushtet kur mund të vazhdojmë të themi se sistemi është i qëndrueshëm dhe nevojat për t’u hospitalizuar nuk ndeshen në pamundësi, se rrjeti i ngritur i strukturave ka akoma hapësirë të konsiderueshme zgjerimi sipas nevojës” tha Rama. / db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!