Italia do të ndërtojë 1500 pavijone vaksinimi, simbolika pas luleve

schedule08:43 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 08:43 - 17 Dhjetor, 2020

Qindra pavijone prej druri të vaksinimit, zbukuruar me lule, për të simbolizuar rigjenerimin, do të instalohen përfundimisht në Itali në muajin janar, ndërsa vendi fillon të imunizojë popullsinë e tij me një vaksinë Covid-19.

Projektimet për stacionet u zbuluan  nga arkitekti Stefano Boeri, i cili, së bashku me një ekip këshilltarësh, zhvilluan falas logon dhe aspektet vizuale të përhapjes së vaksinave të vendit.

Studioja Boeri konfirmoi për CNN se një total prej 1500 pavijonesh të përkohshme, rrethore, do të vendosen në sheshet dhe qendrat e qyteteve të Italisë.

 

Pjesa e brendshme do të jetë kryesisht prej druri për të përcjellë një simbol të qetësisë dhe rigjenerimit.

“Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës. Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon”, shtoi ai.

Boeri është një nga arkitektët më të famshëm të Italisë, i famshëm për ndërtesën, “Il Bosco Verticale”, ose “Pylli Vertikal”, fasada e së cilës është e mbushur me pemë të gjalla dhe gjelbërim.

Një trend i vogël, por i dukshëm i skepticizmit të vaksinave në Itali i ka munduar shkencëtarët për disa vite. Në vitin 2018, qeveria e vendit pezulloi vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave italiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!