Janë identifikuar autorët, që tentuan ta mbysin me thikë qenin simbol të Pedonales së qytetit të Shkodrës.
Ata janë dalluar nga banorë të zonës dhe kamerat e sigurisë pranë një marketi. Ndërkohë pritet të merret një vendim nga organet vendore.
Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, qeni i njohur si Kuqo është goditur me thikë në mes të shpatullave dhe plaga e tij është më shumë se 15 cm.
Fatmirësisht, ai është shpëtuar nga veterineri dhe ka arritur të shpëtojë. l.k/abcnews.al