Problemet e syrit, zgjidhje në Spitalin Amerikan 1, kirurgia: Kemi shtuar gamën e ekzaminimit

schedule15:10 - 16 Dhjetor, 2020

schedule 15:10 - 16 Dhjetor, 2020

Për të trajtuar problemet e syrit nuk keni pse udhëtoni me jashtë vendit.  Në Klinikën e Syve në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë mund të gjeni zgjidhje për problemet tuaja.  Kirurgia okuliste doktoreshë Teuta Haveri tregon se shërbimet që ofrohen qytetarëve janë shtuar nga viti në vit duke plotësuar tashmë të gjithë gamën e tyre.

Gradualisht në vite ne kemi shtuar të gjithë gamën e ekzaminimit dhe trajtimeve kirurgjikale që klinika e syrit i ofron pacientëve tanë. Duke kërkuar gjithmonë të kompletojmë shërbimin dhe t’u ofrojmë pacientëve tanë të gjithë gamën e shërbimeve dhe me një kualitet të lartë, së fundmi në bazë të bashkëpunimit që kemi pasur prej kohësh me doktor Jakobin, doktor Ugo Desantin, ekipit tonë i është bashkuar edhe doktor Grifa” tha ajo.

Doktor Alesandro Grifa specialist i okuloplastikës, me përvojë në klinikat më të mira në Torino por dhe në spitalet franceze do të bëjë të mundur trajtimin e problemeve në orbitën e syrit.

Kirurgjia e okuloplastikës është një procedurë plotësuese e  punës që bëjnë kolegët oftalmologë. Ne trajtojmë problemet e orbitës dhe të strukturave përreth syrit.  Ne korigjojmë deformime të syrit që mund të jenë të lindura apo të shkaktuara nga trauma të ndryshme. Shumë probleme estetike shpesh mund të ndikojnë dhe në funksionin e syrit. Ne  bashkëpunojmë me  oftalmologët, neurokirurgët dhe otorinolaringologët” tha ai.

Doktor Marko Jakobi kirurg i vitroretinës tregon se për një diagnostikim të saktë mjekët këtu përdorin aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë. “Fatmirësisht Spitali Amerikan 1 na ka furnizuar me instrumetat dhe aparatuarat e duhura për të aplikuar një kirurgji moderne të syrit.

Ne mund të kryejmë me sukses jo vetëm kirurgjinë e kataraktës që është operacioni më i shpeshtë, por mund të trajtojmë dhe të gjithë sëmundjet e vitroretinës, nga më të lehtat deri tek ato më të komplikuarat,  ato të glaukomës, tashmë mund të realizojmë dhe kirurgjinë e okuloplastikës” tha ai. Klinika e Syrit në Spitalin Amerikan 1 në Tiranë ofron shërbimet e saj për qytetarët prej 12 vitesh. Në të punojnë mjekë të huaj dhe vendas të specializuar jashtë.