Një aksident automobilistik mësohet të ketë ndodhur tek ura e Dajlanit në Durrës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasojë një prej tyre ka përfunduar në ullishte.
Burime nga policia bëjnë të ditur se e lënduar ka mbetur drejtuesja e mjetit tip “Toyota”.
Më tej, ajo është transportuar për në spital për të marrë kujdes shëndetësor. s.b/abcnews.al/


