Jesy Nelson është larguar nga Little Mix pas nëntë vitesh për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor. Lajmi vjen një muaj pasi u bë me dije se Jesy po bëntë një pushim nga grupi dhe Leigh-Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards do të vazhdonin të performonin pa të. Përmes një postimi në rrjete sociale, 29-vjeçarja shkruan se këto nëntë vite kanë qenë të pabesueshme, por tashmë ka ardhur koha të fokusohet më shumë tek vetja.
“Për të gjithë Mixers e mi, nëntë vitet e kaluara kanë qenë koha më e pabesueshme e jetës time. Ne kemi arritur gjëra që kurrë nuk i kisha menduar të mundshme. Nga marrja e çmimit tonë të parë Brit në shfaqjet tona në 02. Duke bërë miq dhe fansa në të gjithë botën, nuk mund t’ju falenderoj aq sa duhet nga thellësia e zemrës që më bëtë të ndihem si vajza më me fat në botë.
Ju keni qenë gjithmonë atje për të më mbështetur dhe inkurajuar dhe kurrë nuk do ta harroj këtë. E vërteta është që kohët e fundit që kam qenë në grup ka ndikuar vërtet në shëndetin tim mendor. Unë e shoh shumë të vështirë presionin e vazhdueshëm për të qenë në një grup vajzash dhe për të përmbushur pritshmëritë.
Ka ardhur një kohë në jetë kur ne duhet të riinvestojmë në kujdesin për veten tonë sesa të përqendrohemi në bërjen e njerëzve të tjerë të lumtur dhe unë ndihem sikur tani është koha për të filluar këtë proces. Kështu që pas shumë konsideratash dhe me zemër të thyer, unë po njoftoj se do të largohem nga Little Mix.”, ka shkruar ish-anëtarja. /abcnews.al