Raportimet e fundit nga Italia sjellin lajme të mira për tifozët e Milanit. Zlatan Ibrahimovic është kthyer në stërvitje dhe është përfshirë në pjesën më të madhe të saj gjatë paradites së sotme.
Suedezi është jashtë që nga fitorja me shifrat 3-1 ndaj Napolit (shënoi dopietë në atë ndeshje), kur ai pësoi një dëmtim në kofshë. Sipas Sky Sport do të duhet të presim deri në stërvitjen e nesërme për të parë nëse ai do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Genoas të mërkurën.
Milani shkon në atë ndeshje pas një barazimi me Parmën me shifrat 2-2 dhe nëse Ibra është pjesë e ekipit, do të shtonte më shumë entuziazmin dhe do i jepte forcë ekipit kuqezi. /abcnews.al