Partizani dje nuk arriti t’i bëjë ballë Vllaznisë së vendit të parë dhe iu dorëzua atij goli të Haris Dilaver pak minuta nga fundi i ndeshjes. Para pak minutash në lidhje me këtë ndeshje reagoi tifogrupi e Partizanit “Ultras Guerrils”.
Ata shkruajnë se kurrë nuk do e lënë ekipin vetëm edhe në situata të vështira, teksa indirekt kritikojnë drejtorin Olsi Rama në lidhje me deklaratën e tij të mbrëmshme pas ndeshjes, ku ankohej për numrin e madh të tifozëve të Vllaznisë në stadium.
POSTIMI – Partizani është i vetmi ekip, i cili nuk ka qenë asnjëherë vetëm për gjatë gjithë këtij sezoni, në çdo ndeshje, në çdo qytet, në çdo moment.
Duke ditur gjithë problematikat që e shoqërojnë këtë sezon ekipin tonë dihet se mbi kë bien përgjegjësitë direkte.
Është e disata herë dhe shpresojmë të jetë e fundit që përfaqësues të klubit tonë marrin trajtën e numëruesve të tifozëve për të nxjerrë justifikime të ndryshme në lidhje me rezultatin e ndeshjes. Kjo është e patolerueshme për dike, që përfaqëson Partizanin.
Pjesa tjetër është e gjitha hipokrizi, sa kohë që tifozët i përmend vetëm në të tilla raste. Forca çuna! Forca Partizan! Ju kurrë nuk do të jeni vetëm! /abcnews.al