“Ne keto dite te veshtira humbjesh reflektimi per jeten dhe kuptimin e saj eshte me prezent se kurre ne mendjet tona.
Kuptojme disi me shume veten, cfare bejme e cfare ka vertete vlere.
Humbja e prof Mihal Kercit ka prek thelle te gjithe ata qe e njihnin.
Njeri i mire, luftarak po aq dhe profesionist i palodhur.
Ka qene opozitar i forte ne vitin 2007 per mos hapjen e Spitalit Amerikan 1 ne Laprake. Ne te drejten e vet perpiqej te mbronte ate prone publike ku ne cdo cep kishte historine e diteve te tija.
Me erdhi ne zyre e me tha; ne token qe po merrja (me qira) do e beja pallate e jo spital. Ashtu si ishin mesuar te ndodhte rëndomtë. E sigurova qe do behej vetem dhe vetem spital. Asgje tjeter.
3 vjet me vone kur pa cfare ndertuam dhe si bashkepunonim per trajtimin e pacienteve me erdhi ne zyre per nje kafe e nder te tjera me tha; “Keni bere nje pune shume te madhe e te paimagjinueshme. Do kesh mbeshtetjen time per cdo gje me sa te mundem. Ne se bashku shpetojme cdo dite jete njerezish. Asgje ska me shume rendesi se sa kjo”.
Ty fatkeqesisht nuk te shpetuam dot.
Te jesh ne paqe doktor. Mjeket qe ti ke edukuar, sot jane kudo duke i sherbyer pacienteve. .”
Mihal Kerci, kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive e humbi të dielën betejën me Covid-19. Prej disa ditësh, ai ndodhej në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve të shkaktuar nga sëmundja. s.b/abcnews.al/