Të shtëna me armë në një katedrale në New York, policia qëllon për vdekje agresorin

schedule09:04 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 09:04 - 14 Dhjetor, 2020

Një person është vrarë nga policia pasi ka qëlluar me armë pas përfundimit të koncertit të krishtlindjeve në katedralen e Manhattanit të dielën.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orët 16:00 të pasdites në katedralen “Saint John”.

Koncerti prej 45-minutash kishte përfunduar dhe njerëzit ishin duke u shpërndarë kur edhe filluan të shtënat. Njerëzit u larguan duke vrapuar dhe bërtitur. I dyshuari u dërgua në spital në gjendje kritike ku më vonë vdiq.

Sipas mediave amerikane, pasi oficerët mbërritën në vendin e ngjarjes, i dyshuari qëlloi në drejtim të policisë.

Burri kishte një histori të gjatë kriminale dhe mbante një çantë shpine ku kishte benzinë, litar, tel, shirit, thika dhe një Bibël. Komisioneri i policisë i quajti veprimet e oficerëve “heroike”.

Siç bëhet e ditur, asnjë oficer policie ose ndonjë pjesëmarrës nuk u plagos nga të shtënat në Manhatan të New Yorkut, ndërsa ende nuk dihet motivin i të shtënave./abcnews.al