Fauci: Vaksina e koronavirusit është “me të vërtetë historike”

schedule22:42 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 22:42 - 13 Dhjetor, 2020

Ndërkohë që vaksina e Pfizer / BioNTech shpërndahet, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, është shprehur se kemi të bëjmë me diçka vërtet historike.

“Nga të gjitha vaksinat që unë kam qenë i përfshirë në zhvillimin, kjo spikat si arritja më mahnitëse. Me të vërtetë një përpjekje e jashtëzakonshme ekipi që përfshin akademinë, qeverinë dhe sektorin privat,” i tha Fauci CNN.

Ekipi në NIAID ndihmoi në zhvillimin e vaksinës së Moderna-s për Covid-19. Këshilltarët e vaksinave në Administratën e Ushqimit dhe Barnave do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar një autorizim të përdorimit emergjent për vaksinën Moderna.

Si kandidati i Moderna-s ashtu edhe vaksina e autorizuar së fundmi nga Pfizer / BioNTech kanë  rezultuar të jenë rreth 95% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike.

Të dy vaksinat mbështeten në të njëjtën teknologji, duke përdorur një version sintetik të mRNA ose “Messenger RNA”, një varg i kodit gjenetik.

Vaksina Pfizer është vaksina e parë në botë që autorizohet duke përdorur këtë teknologji. Tani është i autorizuar për përdorim emergjent në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!