Tre makina u përplasën në rrugën Korçë–Devoll. Për pasojë dy persona u plagosën dhe u dërguan në spital.
Në këtë aksident është përfshirë edhe një makinë e Policisë Rrugore, e cila ishte pozicionuar jashtë rrugës.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”, i cili edhe u dëmtua më rëndë.
Kurse punonjësja e policisë mori plagë më të lehta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al