Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lirojeni se është me ilaçe, do t’ju ngelet në dorë”! Policia: Protestuesi i arrestuar në gjendje të mirë

schedule18:47 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 18:47 - 13 Dhjetor, 2020

Protestuesit akuzuan policinë e shtetit se ka ushtruar dhunë ndaj personave që ka shoqëruar dhe arrestuar në ditët e fundit. Një nga protestuesit denoncoi një rast konkret. “Disa janë liruar. Disa protestues janë dhunuar. Njoh personalisht një djalosh, 18-20 vjeçar, Andrea Bregu është me probleme, kurohet, mora vesh nga familjarët se është dhunuar, është tmerr, ai kurohet me ilaçe, është dhunuar në komisariat. Nga motra e vet mora vesh. Është turp. Ai është i sëmurë, ku e gjejnë këtë të drejtë? Ai kurohet me ilaçe. Duhet një avokat apo një doktor që të vejë se ndoshta mund të mbesë në dorë dhe mund të jetë një shkak për kauza apo konflikte të të tjera me popullin që ne nuk i duam. Këtu është një katastrofë që ndoshta po mbillet ndoshta me dashje” tha ai.

Por policia e shtetit ka reaguar duke deklaruar për rastin konkret, që denoncoi qytetari, se i riu është në gjendje të mirë. “A.B. (Andrea Bregu) 20 vjeç, i arrestuar me datë 11.12.2020, për veprat penale ““Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’ ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, kjo e konfirmuar para pak minutash nga mjeku i DVP Tiranë si dhe në prezencë të dy përfaqësuesve të avokatit të popullit”. Kjo është protesta e pestë që po zhvillohet, ndërsa nga sheshi “Skënderbej” grupi i qytetarëve është drejtuar për te Ministria e Brendshme./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!