“Jeni tradhtar të kombit, o tradhtar”! “Mos na provokoni”. Ka nisur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë grumbullimi i disa të rinjve për protestën e pestë radhazi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha në datë 8 dhjetor pranë shtëpisë nga një efektiv policie. Në një moment efektivët iu drejtuan të rinjve që të shpërndahen dhe të vendosin maskën.
Por në këtë moment ka ardhur reagimi i qytetarëve. Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve” pjesë e tubimit që po zhvillohet iu drejtua efektivëve duke i akuzuar “Po provokoni përplasje”.
Ndërsa në video dëgjohen thirrjet e një gruaje drejtuar policëve “o tradhtar, ju jeni tradhtar, jo shqiptar”. “Duam largimin e Ardi Veliut” tha njëri nga të rinjtë në protestë.
Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu. Në katër ditët e para të protestave janë shoqëruar dhe arrestuar mbi 100 persona./ db/Abcnews.al