Laçi shpreson për sukses në Europë

schedule14:52 - 19 Korrik, 2018

schedule 14:52 - 19 Korrik, 2018

Laçi ka besim te kualifikimi në Ligën e Europës. Trajneri Besnik Prenga shpreson të përmbysë humbjen e pësuar në ndeshjen e parë ndaj kundërshtarit nga Qipro.

E para u humb, por dha shpresë.

Laçi mund të mbështetet tek sfida e kaluar e Ligës së Europës për të kërkuar kualifikimin në fushën e tij, dhe kjo falë golit të shënuar në fushën e Anorthososit të Famagustës.

Trajneri Besnik Prenga, mbeti i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në Qipro, edhe pse jo plotësisht.

“Është një ndeshje e veçantë për të gjithë klubin. Ne vijmë me një rezultat që na jep shpresa dhe që na ka mbajtur këto dfitë të karikuar”, tha Prenga.

Përse ky besim nga trajneri shqiptar me përvojë në Kroaci?

“Reparti më i fuqishëm është grupi. Ndeshja e parë tregoi që  Laçi ka karakter, forcë dhe është një grup. Besoj se grupi do ta bëjë diferencën”, tha Prenga.

Anorthosis gjithashtu ka besim pas fitores 2-1 në fushën e vet, dhe me këtë bindje u stërvit në stadiumin e Laçit një ditë para ndeshjes. Qipriotët mbeten favoritë, veçse kurbinasit kanë një shans të mirë në ndeshjen që luhet sot në orën 17:00./abcnews.al