Incidentet në tubim, protestuesit e natës së dytë para gjykatës, 14 lirohen, 3 lihen në qeli

schedule15:30 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 15:30 - 13 Dhjetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 14 nga 17 protestuesit e arrestuar në protestën e dytë që u zhvillua në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës, në datë 10 dhjetor.

Për 3 protestues gjykata vendosi që të vijojnë që të qëndrojnë në burg, 5 i la në arrest shtëpie dhe 9 në detyrim paraqitje. Nesër do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë 30 të arrestuar nga protesta e tretë në Tiranë.

Nga protestat që janë zhvilluar në Tiranë në 4 netët e fundit janë shënuar shumë incidente, ndërkohë që sonte është paralajmëruar një tjetër tubim në orën 18:00, si cdo natë, përpara Kryeministrisë. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të policisë së shtetit Ardi Veliu./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!