Paul Pogba nuk është në formën e tij më të mirë në këtë sezon, teksa nuk po aktivizohet rregullisht. Francezi kërkon më shumë motivim dhe dëshiron të kalojë në një klub më konkurrues për Champions League dhe alternativat janë Juventus dhe Real Madrid.

Dëshirën e francezit për t’u larguar e ka treguar qartë edhe Mino Raiola, menaxheri i Pogba. Së fundmi në lidhje me këtë çështje të nxehtë për “Djajtë e Kuq” foli edhe legjenda e klubit, Gary Neville. Ai shprehet se Pogba nuk dëshiron të qëndrojë më te United dhe drejtuesit duhet të gjejnë një zgjidhje.
“Duam apo s’duam, ai nuk dëshiron të jetojë në Manchester, dëshiron të largohet. Nëse dëshiron të largohet, duhet të gjesh një zgjidhje”, u shpreh Neville. /abcnews.al

