Liverpool është goditur shumë nga dëmtimet kohët e fundit. Situata më problematike është në prapavijë, teksa Jurgen Klopp ka ma marrë një lajm të mirë më në fund.
Alex Oxlade-Chamberlain pësoi një dëmtim të rëndë në verë, por mesfushori anglez është rikuperuar dhe është gati për takimin e ditës së nesërme jashtë fushe ndaj Fulham.
Rikthimi i 27-vjeçarit ka entuziazmuar Jurgen Klopp, i cili e vlerëson shumë Oxlade-Chamberlain. “Është e nevojshme të dëmtohesh njëherë në jetë për ta kuptuar sesa e vështirë është për t’iu rikthyer më pas normalitetit.
Ox është një lojtar i shkëlqyer dhe i jashtëzakonshëm, ka qenë gjithmonë i tillë dhe do të vazhdojë të jetë. Ai ia del të bëjë diferencën dhe shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë pa u dëmtuar“, deklaron Klopp. /abcnews.al