Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vullin së fundmi ka deklaruar se gjithçka që u lejohet shqiptarëve të Kosovës, duhet të ju lejohet edhe serbëve të Bosnjës.
“Është e vështirë të shpjegosh pse u shpërbë Jugosllavia, por jo edhe Bosnje dhe Hercegovina. Edhe më e vështirë është që shqiptarët përpiqen të fitojnë një shtet në Kosovë, dhe serbët nuk munden në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithçka që u lejohet shqiptarëve do të duhet të ju lejohet edhe serbëve”, ka thënë Vulin.
Vulin këtë deklaratë e ka bërë në një reagim për mediat në përgjigje të ministres së Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviç, e cila kishte deklaruar se shpërbërja e entiteteve të Bosnjës, duhet të bëhet me vullnetin e popullit dhe natyrisht me mbështetjen e jashtme.
Por, Vulin tha se nëse ministrja e Punëve të Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës nuk njeh sistemin e Dejtonit, pse serbët do duhej ta njohin Bosnje dhe Hercegovinën?.
Republika Serbe së bashku me Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, janë dy entitete që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën. Ky vend është ndarë kështu me Marrëveshjen e Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990.
Ndërkohë kanë kaluar 26 vjet nga përfundimi i luftës në Bosnje, e cila rezultoi me rreth 100,000 njerëz të vrarë, vendi mbetet etnikisht i ndarë midis myslimanëve, serbëve dhe kroatëve.e.su./abcnews.al