Në emisionin e radhës në “Provokacija” ishin të ftuar:
Dashamir Shehi. Drejtuesi i LZHK-së tregoi vitet, kur nuk donte të kishte qenë në skenën politike. Bëhet fjalë për vitet ’96 dhe 97, tha Shehi. Politikani tha gjithashtu se në Shqipëri është e nevojshme krijimi i një hierarkie politike.
Çlirim Gjata. Avokati i njohur diskutoi me moderatorin Mustafa Nano rreth çështjes së Teatrit Kombëtar dhe reformës në drejtësi.
Ermir Gjinishi foli rreth tolerancës ndërfetare në Shqipëri. Sipas tij, në Shqipëri jemi te bashkëjetesa fetare dhe kjo është një dimension i shoqërisë shqiptare./abcnews.al