Bayern Munchen luan në kryeqytet nesër. Kampionët e Gjermanisë do të përballen me Union Berlin, takim për llogari të javës së 11-të në Bundesliga.
Trajneri i skuadrës që kryeson kampionatin gjerman me një pikë më shumë se Leipzig dhe dy më shumë se Bayer Leverkusen, e cilëson si fantastik vitit 2020 (5 trofe fitoi Bayern Munchen).
“Po i presim me padurim tre ndeshjet e fundit të këtij viti. Viti 2020 ka qenë shumë special për ne, duam ta mbyllim me rezultate pozitive.
Ekipi? Tolisso u stërvit mirë dje, ndërsa Kimmich ndodhet në rrugën e duhur, besoj se do të integrohet pjesërisht me grupin javën e ardhshme.
Coman? Kingsley duhet të ketë besim absolut te pikat e tij më të forta, kjo ka shumë rëndësi. Është një lojtar shumë i fortë kur mbrohemi dhe më pas niset menjëherë në kundërsulm“, deklaron Flick. /abcnews.al