BE do të dhurojë vaksinat për Ballkanin Perëndimor, shtresat që përfitojnë

schedule14:09 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:09 - 11 Dhjetor, 2020

BE do të dhurojë vaksinat falas për Ballkanin Perëndimor në veçanti për bluzat e bardha dhe grupet e riskuara. Lajmin e ka bërë me dije presidentja e Parlamentit Europian Ursula Von Der Leyen.

“Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”, thotë Von der Leyen.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca. “Në konferencën për shtyp pas Këshillit Evropian, President Von Der Leyen konfirmoi që BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe shtresat e riskuara”, shkruan Soreca.

Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë vaksina nga vendet e BE për personelin shëndetësor./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!