Mbrojtësi i Bayern Mynich, David Alaba, është gjithmonë e më pranë largimit nga bavarezët. Kujtojmë që kontrata e austriakut përfundon në verën e vitit 2021 dhe deri më tani nuk ka asnjë negociatë mes palëve për rinovimin e saj. Kështu, Alaba do të ketë mundësinë në janar për të biseduar me klube të tjera si lojtar i lirë.
Deri më tani ekipet më të përfolura për ta transferuar 28-vjeçari janë PSG, Real Madrid apo dhe Chelsea. E vetmja pengesë është paga e tij e lartë. Agjenti i lojtarit, Pini Zhavi, e ka theksuar se të gjithë klubet që kërkojnë shërbimet e klientit të tij duhet ta paguajnë atë plot 20 milionë euro neto në sezon.
Sipas raportimit të “Bild”, madrilenët janë shumë pranë tij , por kur vjen puna tek paga ka një stepje dhe nga ata. Problemet ekonomike apo dhe kriza nga pandemia e bëjnë të pamundur plotësimin e një kërkese të tillë, por ata do të presin deri në janar nëse do të ketë një ulje të kësaj shume. Edhe PSG-ja e kërkon me ngulm Alaban, sikuese edhe Chelsea. /abcnews.al