Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Protesta kundër kryeministrit në Armeni: Je tradhtar

schedule08:11 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 08:11 - 11 Dhjetor, 2020

Opozita është sërish në shesh në Jerevan për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit. 15 mijë persona u mblodhën në kryeqytetin e Armenisë pranë parlamentit duke e quajtur atë tradhtar. Kryeministri është fajtor se ka firmosur  një armëpushim jo shumë të favorshëm për Armeninë pas gjashtë javësh luftime me Azerbajxhanin për kontrollin e Nagorno Karabakh. Në fund disa distrikte të rajonit iu dhanë Bakut; që nga 10 nëntori, që kur marrëveshja hyri në fuqi, zemërimi u rrit dhe më shumë dhe populli armen është shprehur disa herë kundër këtij vendimi

Dhe pse kisha apostolike armene dhe të gjithë tre ish presidentët e vendit u bashkuan në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ky i fundit u shpreh se në këtë moment vendi ka nevojë për qëndrueshmëri. Pikërisht për shkak të këtyre tensioneve një muaj më parë dha dorëheqjen dhe ministri i mbrojtjes.

Territori i Nagorno Karabakh është brenda shtetit të Azerbajxhan por kontrollohet nga minoriteti armen që nga viti 1994./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!