Parashikimi i motit, vranësira dhe reshje të pakta: Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:05 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 07:05 - 11 Dhjetor, 2020

Sipas MeteoAlb: Vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në gjysmën perëndimore të vendit por dëborë të pakët do ketë në veri-verilindje dhe juglindje të Shqipërisë. Herë pas here do të kemi dhe intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i vranësirave të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore në territorin e Kosovës, situatë e cila mbetet deri në orët e vona të mbrëmjes kur kemi pauz të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Mbetemi edhe ditën e premte me vranësira dhe rreshje shiu të herë pas- herëshme. Vetëm orët e vona të mbrëmjes sjellin mot të kthjellët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!