Stresi kërcënon nga arratia: 72 orë ultimatum, ose do djegim Tiranën

schedule00:34 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 00:34 - 11 Dhjetor, 2020

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, nga arratia ka lëshuar një kërcënim të fortë duke i vendosur ultimatum Ardi Veliut.

“Jam rebel i lindur. Pergjegjësi mban Ardi Veliu Lleshi ka ik për tenderimin e uniformave Ardi Veliu deri dielen ultimatium o do digjet Tirana 72 orë të dielen darke do digjet Tirana do ikim dhe ne Surrel po deshët kujdes Ardi Veliu.  72 ore ultimatum ose pyte Fatmir Xhafen. Të dielen 00:00 do digjen karburantet . S’jam as me PD as me LSI -n jam me drejtesinë po drejtësi nuk ka” shkruan ai.

Uniformat blu e shpallën në kërkim për protestën e së mërkurës dhe njoftuan se mbi këngëtarin rëndojnë akuzat për veprat penale “organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “kundershtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “prishje e qet qetësisë publike” “shkatërrim i pronës me zjarr” dhe ”mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. db/Abcnews.al