Pasditen e sotme protesta për vrasjen e Klodian Rashës janë zhvilluar edhe në qytetin e Beratit. Një grup të rinjsh, por edhe simpatizantë e drejtues të degës së PD-së në këtë qytet marshuan nga pedonalja në drejtim të drejtorisë së policisë me pankarta, qirinj dhe thirrje për drejtësi.
Qytetarët kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nga detyra. Ndërkohë që një protestë homazh është zhvilluar edhe në Kurbin.
Protesta ka pasur thuajse në të gjithë vendin, ndërsa mbrëmë kulmoi në Tiranë, teksa një tjetër është paralajmëruar sonte./ db/Abcnews.al