Një grup qytetarësh kanë protestuar ndaj vrasjes së Klodian Rashës nga policia.
Dhjetra qytetarë janë mbledhur para bashkisë duke djegur ndërkohë edhe zbukurimet e festave të fundvitit.
Gjatë protestës ka patur edhe goditje me gurë ndaj xhamave të bashkisë, ndërsa policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e turmës.
Situata mbetet e tensionuar në qytetin e Korçës, me qytetarë që shprehen se nuk ka kuptim që të festohet ndërkohë që ka vdekur një i ri për shkak të plumbave të policisë.
Ky ka qenë edhe arsyetimi i djegies së zbukurimeve në qytet. /abcnews.al